Përgatitjet e fundit në shesh nga organizatorët dhe masat e policisë

11:06 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Mengjesin e se shtunes perfaqesuesit e opozites po benin pergatitjet e fundit per te pritur dhe organizuar simpatizantet e saj qe kane nisur te mblidhen ne kryeqytet per protesten e paralajmeruar per diten e sotme.

Mijera qytetare, simpatizante te PD-se dhe forcave te tjera aleate te koalicionit opozitar pritet qe te mblidhen ne bulevardin “Deshmoret e kombit” mesditen e sotme. Nisja e tyre do te behet rreth ores 11.30 nga selia e PD-se, ndersa protesta pritet te kulmoje me fjalimet e eksponenteve me te rendesishme te selise blu dhe partive opozitare. Nderkohe qe protestes i dihet nisja, e veshtire eshte qe t’i parashikohet perfundimi, te pakten sipas asaj cka kane deklaruar gjate diteve te fundit kreret me te larte te PD-se.

Edhe forcat e policise nga ana tjeter jane vendosur mengjesin e sotem ne afersi te qendres se kryeqytetit, aty ku dhe perqendrimi i protestuesve natyrisht do te jete maksimal. Pavaresisht se opozita ka paralajmeruar nje proteste paqesore, ku jane ftuar qe te marrin pjese te gjitha shtresat dhe moshat, policia ka rrethuar zonen e kryeministrise mengjesin e sotme me forca te shumta policore dhe forca speciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme