Arjen Robben ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores spektakolare ndaj Arsenalit.
Gjatë një interviste për “spox”, 33-vjeçari holandez bën humor me anglezët, Lahmin dhe stilin e tij karakteristik të shënimit.“Unë kam shtatë vjet e gjysmë në Mynih dhe kur i kemi vënë qëllim vetes të bëjmë ndeshje të madhe ia kemi arritur.
U surprizova edhe vetë me paraqitjen. Nuk e kisha menduar kështu, duke u bazuar që loja jonë nuk ka qenë në nivele të larta këtë vit. Ka të bëjë edhe me lojën e kundërshtarit. Nuk luajtëm përballë një ekipi që mbrohet me 5 lojtarë.
Nëpërmjet katërkëndëshit mbrojtës patëm shumë hapësira boshe. I përdorëm dhe ofruam futboll të bukur. Ndoshta na nënvlerësuan nga mosha bashkë me Lahmin. Ju jemi dukur pleq (qesh)”, tha Robben.
“Në pjesën e dytë qesha disa herë me Lahmin, ngaqë pati vrapuar shumë dhe mezi po merrte frymë. Më tha se nuk jemi më të rinj. E shijoj ndeshjen përkrah tij. Kemi shumë kohë që luajmë dhe kuptohemi shumë mirë. Ndonjëherë nuk e shoh fare se ku ndodhet, pasi e nuhas me instikt”, u shpreh Robben.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...