Rritja e temperaturave globale do të ketë pasoja të ndjeshme në ekosistemin e alpeve, duke reduktuar praninë e borës dhe si pasojë, duke shkurtuar sezonin e skive.
Sipas një studimi të publikuar në revistën e Bashkimit Europian për Gjeoshkencën, “The Cryosphere”, duhen reduktuar emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serë për të zbutur pasojat e shkaktuara nga ngrohja globale mbi harkun alpin.
Ky i fundit rrezikon përndryshe të humbasë deri në 70 për qind të mantelit të borës deri në fund të shekullit. Sipas të dhënave, humbja e borës mund të jetë vetëm 30 për qind, nëse rritja e temperaturave globale do të mbahet brenda 2 gradëve, krahasuar me nivelet paraindustrialë, siç parashikohet në marrëveshjen e Parisit.
Sezoni i skive do të fillojë me 15-30 ditë vonesë, pa një reduktim të emetimeve, dhe në fund të shekullit sportet dimërore do të mund të praktikohen vetëm mbi 2.500 metra lartësi. Tendenca, – thonë shkencëtarët, – është e dukshme në Alpet e Zvicrës, ku është regjistruar dhjetori më i ngrohtë në 150 vitet e fundit, e ku viti 2016 ka qenë i treti radhazi me pak borë në periudhën e ndërrimit të viteve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...