Google ADS

Kërcënohen shoferët e autobuzave të Beratit

09:13 | 18 Shkurt 2017
Arbresh.info

Struktura të caktuara të qeverisë po përpiqen të pengojnë autobusët me protestues nga Berati për t’u nisur drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Janë mijëra qytetarë nga Berati që kanë deklaruar pjesëmarrjen, por ata që do të udhëtonin me autobuzë në veçanti nuk po mund të nisen dhe sipas Gazmend Azizit, kryetarit të degës së PD-së shoferët janë kërcënuar për të mos e ndërmarrë këtë udhëtim sot.”Pronarët e autobuzave që janë kërcënuar e kanë anuluar nisjen,” tha ai.

Ndërkohë, tre autobuzë janë nisur nga Kuçova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme