Një delegacion dypartiak nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve arrin sot në Prishtinë për takime dyditore si pjesë e Partneritetit të Dhomës për Demokraci (HDP).
HDP-ja është një komision dypartiak me 20 anëtarë nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve që punon drejtpërdrejtë me shtetet partnere në gjithë botën për të mbështetur zhvillimin e institucioneve legjislative efikase, të pavarura dhe reaguese.
Delegacioni që viziton Kosovën do të udhëhiqet nga Kryesuesi i HDP-së, kongresmeni Peter Roskam (Republikan-Illinois), dhe do të përfshijë kongresmenin e rangut më të lartë në këtë komision, David Price (Demokrat-Karolina e Veriut), pastaj kongresmenin Adrian Smith (Republikan- Nebraska), dhe kongresmenin Gerry Connolly (Demokrat-Virxhinia).
Delegacioni do të takohet me Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, anëtarë të shumtë të Kuvendit dhe shoqërisë civile, si dhe do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë së SHBA-ve me shërbim në Kosovë.
Delegacioni ka kënaqësinë që vie në Kosovë kaq afër Ditës së Pavarësisë së Kosovës, me qëllim që të ritheksojë përkrahjen e fuqishme dypartiake të Kongresit të SHBA-ve për Kosovën. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Kosovën që të lëvizë në shtegun e përparimit drejtë integrimit evropian duke forcuar institucionet si Kuvendi, dhe duke thelluar marrëdhëniet bilaterale, thuhet ne njoftimin e Ambasadës.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...