Emrin Olympia, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olympia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Hasan Ceka. Olympia u identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin Olympiastan.
Zhvillimin më të madh Olympia e arriti në vitet 229-148 P. K. me nxjerrjen e monedhave, të cilat përdoreshin vetëm brenda ekonomisë së këtij qyteti; ato kishin simbole të ngjashme me monedhat e Apolonisë, Amantias dhe Bylisit.
Interesant është fakti se autorët antikë heshtin për praninë e këtij qyteti, i cili ndeshet vetëm te Stefan Bizantini që e përmend te vepra e tij “Mbi qytetet dhe popujt”.
Olympia shtrihej mbi një kodër me një sipërfaqe prej 13 ha dhe ishte qytet i pajisur edhe me akropol. Olimpiai kishte organizuar institucionet e saj sipas modelit epirot.
Në krye të qytetit ishte nëpunësi më i lartë ekzekutiv i njohur me emrin Politarkes.olimp
Ai ndihmohej nga një kolegj nëpunësish të quajtur Synarkontë si dhe nga Gramateusi (sekretari).
Duke vlerësuar potencialin historik, bashkia e Vlorës e ka përfshirë këtë qytet në listën e objekteve historike me gjurme antikiteti dhe të vizitueshme .
Të tilla janë ato të “Shpellave të Velçës”, “Shpellave të shkruara të Lepenicës” nga më të rrallat në Ballkan e Mesdhe, “Shpellat e Spilesë” në Himarë apo “Mozaikët e Mesaplikut”, pasuri e rrallë kombëtare.
Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit, Mavrovës, “Pitosa” të Mallkeqit, tregojnë për autoktoninë dhe vazhdimësinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit.
E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete- si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj , Triporti etj.
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...
Lansohen katër shërbime nga ministria e Arsimit në platformë...
“Tani është personale”/ Tysoni godet me shuplakë Paulin, gja...
Anëtarët e Komisionit hetimor dorëzojnë dosje për MPJD-në në...
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...