FMN vlerëson reformat dhe stabilitetin fiskal në Kosovë

15:45 | 27 Maj 2015
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti nw takim sot zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Min Zhu.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe zëvendësdrejtori Zhu kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe FMN-së si dhe reformat ekonomike e fiskale që po ndërmerren në Kosovë.

Sipas njoftimit për medie, kryeministri Mustafa vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite të nivelit të lartë të FMN-së në Republikën e Kosovën, duke informuar për Programin e Qeverisë së Kosovës dhe për planet zhvillimore dhe masat e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe financiar të Kosovës. Kryeministri Mustafa po ashtu foli për fokusimin e Qeverisë së Kosovës në gjenerimin e zhvillimit ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe mbështetja e fuqishme e zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe energjisë në Kosovë. Ai po ashtu shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim me FMN-në.

Zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së, Min Zhu vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në avancimin e mëtejshëm të reformave dhe progresit ekonomik e stabilitetit fiskal, si dhe rëndësinë e mbështetjes së zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe të energjisë në Kosovë.

Ai po ashtu theksoi se vizita e tij në Kosovë dëshmon përkushtimin e FMN-së për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme