Reagon Shpend Ahmeti: Kush tha që sot është prishur autobusi?

20:17 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka mohuar lajmin e raportuar në disa media ku thuhej se një autobus i ri lokal është prishur që në ditën e parë të punës.

Ahmeti ka thënë sepo të ishte e vërtetë, komuna ka një kontratë ndërkombëtare për këtë.

“Asnjë autobus nuk është prish sot. I pash disa tituj me gëzim kishin lajmëruar. Edhe po të prishen, janë më garancion. Është kontratë ndërkombëtare kjo” shkruan Ahmeti në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme