15 minuta bisedojnë në telefon për Kosovën Vuçiq dhe Nikoliq

19:46 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

Mediat serbe kanë zbuluar sot se në orët e para të ditës në Serbi kanë biseduar në telefon dy njerëzit më të rëndësishëm të shtetit, kreministri Vuçiq dhe presidenti Nikoliq.

Lajmin e ka konfirmuar Nikoliq që ka thënë se është e vërtetë se 15 minuta ka patur bisedë telefonike me Vuçiq.

Por, asnjëri nuk e ka përmendur temën e bisedës të cilën e mbajnë anonime.

Megjithatë, një televizion serb i afërt me Vuçiq ka thënë se Kosova ka qenë pjesë e bisedës.

Sipas këtij burimi, është diskutuar çështja e Mitrovicës së Veriut, muri dhe siç e quajnë ata jeta e pasigurtë e qytetarëve atje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme