Kancelarja gjermane, Angela Merkel vuri theksin në rëndësinë e NATO-s për evropianët, ashtu si dhe për SHBA-të, ndërsa pasiguritë për të ardhmen e marrëdhënies transatlantike kanë peshë të veçantë në Konferencën vjetore për Sigurinë në Mynih që nisi sot.
“Besoj se duhet të jemi të vetëdijshëm për vlerën e ndërsjellët të NATO-s”, deklaroi kancelarja gjatë një konference shtypi në Berlin me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
“Është e vërtetë për ne në Gjermani dhe për anëtarët evropianë të Aleancës Trasatlantike, por kam bindjen gjithashtu se SHBA ka shpalosur potencialin e saj në sajë të NATO-s, pasi NATO është një organizatë po aq e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, vijoi Angela Merkel.
Presidenti amerikan, Donald Trump është treguar mjaft kritik ndaj Aleancës së Atlantikut gjatë fushatës së tij elektorale në një moment, kur Rusia ushtron trysni mbi kontinentin e vjetër dhe ku NATO e dominuar nga SHBA, shfaqet e vetmja fortesë kundër Vladimir Putin.
Ai e kishte cilësuar gjithashtu Aleancës “të vjetëruar”, duke shprehur hapur pakënaqësinë ndaj aleatëve për mospagim të kuotave financiare.
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...