Në Ditën e Republikës së Kosovës, kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka, me bashkëpunëtorë, kanë vënë lule në varrezat e dëshmorëve në Shipol.
Kryetari Bahtiri me bashkëpunëtorë ka bërë nderime tek varri i secilit dëshmorë, ku familjarëve të tyre që ishin aty, ua ka uruar Ditën e Pavarësisë, duke vlerësuar lartë kontributin e jashtëzakonshëm të dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, thuhet në komunikatën për media.
“Jo vetëm ju familjarë të nderuar, por të gjithë qytetarët e komunës dhe të Kosovës janë krenarë me bijtë tuaj që nuk kursyen gjakun e tyre për çlirimin nga pushtuesi dhe për të na pru lirinë që ne sot po e gëzojmë”, tha kryetari Bahtiri.
Bahtiri me bashkëpunëtorë ka arritur në Prekaz, ku ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në varrezat e atyshme të dëshmorëve.
Në Prekaz, kryetari Bahtiri u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili i uroj Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe sukses në drejtimin e komunës.
Agim Bahtiri dhe bashkëpunëtorët e tij u pritën në Kullën e Jasharajve nga Murat Jashari. Bahtiri tha se varrezat e dëshmorëve në Prekaz dhe Kulla e Jasharajve kanë qenë, janë dhe do të jenë përgjithmonë frymëzim për vizitorët e shumtë se si duhet të luftohet për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Familja emblematike e komandantit legjendar Adem Jashari, sot është familja më e nderuar dhe e respektuar në tërë shqiptarinë. Jo vetëm në luftë, por edhe pas saj, me qëndrimin tuaj i keni bërë të gjithë shqiptarët që të krenohen me juve dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Ndërsa Murat Jashari tha se familja e tij është e vendosur që të ndjek rrugën e atyre që dhanë jetën për liri, tani duke i kontribuar zhvillimit të demokracisë në vend dhe shtet ndërtimit të Kosovës.
“Ne jemi krenar para së gjithash që i takojmë shqiptarisë, e cila është tërësia, ndërsa ne jemi pjesë e saj. Nëse pjesët e janë në rrugë të drejtë, atëherë edhe tërësia patjetër që do të jetë në këtë rrugë për t’i dhënë shtetit kuptimin e plotë”, tha ai.
Bahtiri vizitoi edhe Kompleksin e Kullave të heroit Isa Boletini, në Boletin ku u prit nga stërnipi i heroit, Gazmend Boletini.
“Luftëtari i madh për bashkimin e trojeve shqiptare dhe lirinë e tyre, heroi Isa Boletini, me kontributin e tij të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, na ka bërë ne Mitrovicasve, por edhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë, të krenohen me te. Ne që jetojmë në këtë kohë, duhet të marrim mësim nga heroi Isa Boletini se si duhet të luftohet për shqiptari”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri./arbresh.info
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...