Assadi shkel armëpushimin

15:35 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

Në sulmet e njësiteve të regjimit të Bashar Asadit në rajonet rurale në Latakia dhe Idlib, janë plagosur 11 persona, në mesin e të cilëve ka patur edhe gra dhe fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga burime lokale, njësite të artilerisë së regjimit kanë goditur rajonet rajonet Xhisr esh-Shugur, Bedeme dhe Sirmanije në pjesën rurale të Idlibit dhe rajonin Kibbani dhe En-Naxhije në Latakija, që gjenden nën kontrollin e opozitarëve.

Njoftohet se si pasojë e sulmeve janë plagosur 11 persona, në mesin e të cilëve ka pasur edhe gra dhe fëmijë, të cilët janë dërguar për trajtim në spitalin e improvizuar në rajon.

Nga ana tjetër, thuhet se opozitarët janë kundërpërgjigjur me artileri ndaj sulmit.

Ndryshe, armëpushimi i arritur në Siri mes palëve ndërluftuese nën garantimin e Turqisë dhe Rusisë, ka hyrë në fuqi më 30 dhjetor.

Në takimin për Sirinë në Astana, Turqia, Rusia dhe Irani arritën marrëveshje për krijimin e një mekanizmi trepalësh monitorues për parandalimin e shkeljeve të armëpushimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme