Protesta e Partisë Demokratike, Policia: Ja masat e marra

13:59 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka marre masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim-proteste në datë 18 Shkurt 2017, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në segmentet rrugorë:

Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.

Ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:

Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.

Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për sigurinë e protestës.

Kërkojmë bashkëpunimin organizatorëve për mbarëvajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës, sipas Policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme