Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri u ka uruar qytetarëve 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovë.
Me bindjen që Kosova po ecën përpara, Vokrri thotë se ne nuk mund të mos i kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan që ne sot të gëzojmë këtë liri, shkruan portali arbresh.info.
Urimi i plotë nga Fadil Vokrri:
Të nderuar, drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, adhurues të futbollit, media dhe qytetarë të Kosovës!
Kam nderin që në emër të KE dhe në emrin tim t’u uroj 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, me bindjen që tashmë shteti i Kosovës po ecën me hapa të sigurt drejt zhvillimit demokratik, ekonomik, kulturor e veçmas në sferën e sportit. Të arriturat në sport ndërmjet përvjetorëve e forcojnë këtë bindje.
Në këtë ditë të shenjtë nuk mund të mos i kujtojmë të gjithë ata që u sakrifikuan deri në flijim sikur edhe gjithë ata sportistë që u flijuan që ne sot të gëzojmë lirinë. Ne duhet të punojmë edhe më shumë në mënyrë që çdo përvjetor të na gjejë, më të fortë e të përparuar në çdo sferë të jetës tonë.
Me respekt,
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë