Mbrojtësi shqiptar, Arlind Ajeti duket se fituar besimin te Torino.
Arlind Ajeti me shumë gjasa do të vijojë të luajë titullar te Torino, teksa pritet ta bëjë këtë edhe ndaj Romës.
Trajneri serb i Torinos do t’i besojë qendërmbrojtësit të Kombëtares një vend në repartin defensivë në krah Moretit, pasi siç dihet Rosetini është i lënduar.
Kështu Ajeti po e shfrytëzon maksimalisht këtë mundësi për të fituar “pikë” te trajneri serb i Torinos.
Gjatë janarit për mbrojtësin u interesuan disa skuadra, por ai ishte i vendosur për të qëndruar dhe treguar vlerat e tij te skuadra torineze.
Pas paraqitjes mjaftë të mirë ndaj Pescaras, Ajeti do të kërkoi të bëjë paraqitje të mirë edhe ndaj Romës ku do të ketë punë me sulmuesin më të mirë në kampionat, Edin Dzekon.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...