Me ftesë të ambasadorit Wolfgang Ischinger, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC).
Presidenti Thaçi bashkë me 500 liderë botërorë do të marrë pjesë në këtë konferencë, e cila në pesë dekadat e fundit është shndërruar në një tubim të rëndësishëm për komunitetin strategjik ndërkombëtar.
Gjate konferencës, presidenti Thaçi pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme dhe me liderë botërorë.
Në këto takime, ai do të flasë për agjendën euroatlantike të Republikës së Kosovës.
Që nga themelimi i saj më 1963 nën emrin “”Internationale Wehrkunde-Begegnung”, Konferenca e Sigurisë në Mynih ka qenë një forum i pavarur që i kushtohet promovimit të zgjidhjeve paqësore të konflikteve, si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut.
Konferenca e Sigurisë në Mynih hapet sot më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri të dielën më 19 shkurt 2017.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë