Partitë shqiptare në Maqedoni, gjegjësisht Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) përmes një komunikate në Telegrafi Maqedoni kanë uruar 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
RDK
Republika e Kosovës është shtet i ri, por ky vend ka një histori që është shënuar në një gurë dhe vazhdon të ngeli gjallë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve kudo qofshin. Ky është vend i një sakrifice të madhe, në këtë vend e dhanë jetën shumë njerëz që luftuan për liri, në këtë vend janë burgosur shumë njerëz që luftuan për liri, në këtë vend lindën njerëz me arritje të mëdha profesionale, dhe gjith këta njerëz nuk kërkuan asgjë tjetër përpos të shohin liri në gjeneratat e sodit dhe atyre që do të vijn pas. Të arriturat e Republikës së Kosovës që festohen sot, qëndrojnë mbi supet e gjithë këtyre njerëzve.
Kosova ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm për shqiptarët që jetojn mbrenda vet shtetit, por edhe shqiptarëve anembanë botës për zhvillimin e tyre kulturor, demokratik dhe ekonomik. Përshkak të kësaj sakrifice të përmasave të mëdha mbrenda dhe jasht shtetit, liderët e shtetit të Kosovës duhet të bëjn ç’mos që ky vend i sakrificës të tregojë urtësi të lartë udhëheqie me qëllim të ballafaqimit sa më të mirë me sfidat e kohës që e presin vendin dhe rajonin në përgjithësi. Nuk ka dilemë se liderët e Kosovës kanë kapacitet të mjaftueshëm të ballafaqohen me sfidën e radhës të ballafaqimit me të vërtetën, një sfidë që duhet ta tejkaloj jo vetëm shteti i Kosovës, por i tërë rajoni i Ballkanit perëndimorë. Për hirë të një sakrifice shekullore, duhet bërë ç’mos që të krijohen kushte sa më të mira për gjith popullin e Kosovës, dhe ne besojmë se e vërteta do ta ç’lirojë Kosovën përfundimisht.
BDI
Kujtoj me përulësi heronjtë e UÇK-së dhe shpreh mirënjohje dhe respekt pa fund për patriotizmin, atdhedashurinë, sakrificën dhe kontributin e madh të brezave të tërë.
Ne, motra dhe vëllezër tuaj, do të qëndrojmë gjithmonë pranë jush dhe me ju në çdo sakrificë, në çdo sfidë dhe në punën tonë të përbashkët drejt integrimit të plotë euro-atlantik. Sot dhe përgjithmonë, ne jemi bashkë.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...