Më se 100 restorante dhe dhjetëra biznese të tjera në disa qytete në Shtetet e Bashkuara, i kanë mbyllur dyert e tyre për ditën e djeshme, në kuadër të protestës kundër politikave të presidentit, Donald Trump, për migrantët.
Organizuesit e protestës me emrin, Dita pa migrantë, kanë kërkuar që imigrantët të qëndrojnë në shtëpi e jo të punojnë, në përpjekje për ta theksuar se sa çështje kritike janë migrantët për ekonominë amerikane dhe mënyrën e jetesës në këtë vend.
Kjo protestë është mbajtur edhe në qytetet Uashington, Filadelfi, Boston, Hjuston, Çikago dhe Nju Jork.
Protesta ishte organizuar dhe promovuar nëpërmjet mediave sociale në përgjigje të goditjes së administratës Trump kundër migrimit ilegal dhe urdhrit të tij ekzekutiv, i cili përkohësisht është suspenduar nga gjykata, me të cilin banorëve të shtatë vendeve me popullatë shumicë myslimane, u ndalohej hyrja në Amerikë.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...