Leo Messi përjetoi një natë të tmerrshme të enjten në Paris, ku ata kryen masakër për Ditën e Shën Valentinit duke shkatërruar Barcelonën me rezultat 4 me 0.
Lojtarët e gjigantit katalunas shfaqën performancë të tmerrshme, dhe Lionel Messi padyshim ishte më i keqi, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi argjentinas nuk arriti madje të bëjë as një goditje drejt portës. Ai humbi topin 18 herë dhe ishte përgjegjës direkt për golin e PSG-së për 2 me 0.
Lexo më shumë: Ylli i Barcelonës në Chelsea? (Foto)
Gazeta katalunase ‘Mundo Deportivo’ raporton se Messi është i zemëruar me disfatën 4 me 0 ndaj Paris Saint Germain dhe është zotuar për hakmarrje në ndeshjen kthyese më 8 mars, gjë që ka gëzuar skuadrën në La Liga.
Babai i Messit, Jorge vizitoi djalin e tij menjëherë pas rikthimit nga Parisi sepse superylli i Barcelonës është lënduar shumë nga disfata dhe roli i tij në ‘Parc des Princes’.
Në rast të eliminimit nga Liga e Kampionëve, Messi nuk mund të fitoj gjithashtu Topin e Artë për vitin 2017./arbresh.info
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...