Mustafa i uron përvjetorin e pavarësisë Ramush Haradinajt

09:06 | 17 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës përvjetorin e pavarësisë, veçmas ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë.

“Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtatin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së, ju uroj këtë përvjetor të madh të pavarësisë së shtetit tonë. Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë. Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese. Ashtu siç është Kosova”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme