Google ADS

Wenger i gatshëm të largohet pas 21 viteve

08:59 | 17 Shkurt 2017
Arbresh Info

Arsene Wenger është përfundimisht i përgatitur për t’i dhënë fund 21 viteve si trajner i Arsenalit.

Aksionari madhështor i klubit, Stan Kroenke vazhdon të qëndrojë plotësisht prapa trajnerit në presion dhe do të preferonte që Wenger të nënshkruajë kontratë të re dy vjeçare në përfundim të sezonit, transmeton portali arbresh.info. Por, prapa skenave në ‘Emirates’, ekziston një besim në rritje që Wenger do të largohet nga Arsenali.

Lexo më shumë: Ylli i Arsenalit rikthehet në Barcelonë? (Foto)

Disfata e thellë 5 me 1 mbrëmjen e së mërkurës ndaj Bayern Munichut është parë si një moment vendimtar për trajnerin francez.

Burime të ‘Sportsmail’ pohojnë se disfata e rëndë ka nxehur gjërat edhe në dhomën e zhveshjes si dhe disponimi i trajnerit Arsene Wenger është jashtëzakonisht i ultë me largimin e shpresave për titull./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme