Sipas raporteve nga mediat turke, shënjestra e Chelseat dhe mesfushori i Barcelonës, Arda Turan ka blerë një shtëpi afër stadiumit ‘Stamford Bridge’.
Turan është bërë njëri nga mesfushorët më të mirë në botë gjatë kohës së tij në Atletico Madrid, transmeton portali arbresh.info. Ai u transferua në Barcelonë, ku arriti të thyej rekord personal me numrin e golave të shënuara.
Lexo më shumë: Ylli i Arsenalit rikthehet në Barcelonë? (Foto)
Reprezentuesi turk ka shënuar 13 herë këtë sezon, ndërsa sezoni i tij i dytë më i suksesshëm ishte ai me Galatasarain në edicionin 2008/09, kur ai shënoi 12 herë. Megjithatë, ai nuk ka arritur të bind trajnerin Luis Enrique për të qenë pjesë e formacionet startues, por besohet se do arrijë diçka të tillë nëse transferohet në Premierë Ligë.
Gazeta ‘Turkish Football’ raporton që Turan është shënjestër e liderit anglez dhe me blerjen e shtëpisë afër stadiumit ‘Stamford Bridge’ ka ngjallur edhe më shumë spekulime./arbresh.info
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...