Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka pësuar një lëndim të gju gjatë disfatës 1 me 0 ndaj skuadrës Gent.
Harry Kane ka vërtetuar se është njëri nga lojtarët më të mirë dhe njëri nga sulmuesit më kreativ në Premierë Ligë në sezonet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
23-vjeçari ka gjetur rrjetën 60 herë në 92 ndeshjet e fundit në Premierë Ligë. Forma e tij e shkëlqyer i ka siguruar gjithashtu 17 paraqitje për skuadrën kombëtare të Anglisë.
Sidoqoftë, ai do të qëndrojë për një kohë jashtë fushës. Trajneri Mauricio Pochettino ka konfirmuar poashtu se Kane është lënduar në gju gjatë disfatës mbrëmjen e së enjtes në Belgjikë./arbresh.info
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia, arrestohen d...