Sot shënohet 9-vjetpori i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës.
Për dallim nga vitet tjera, gjatë ditës së sotme nuk do të marshojë FSK-ja, po ashtu do të ketë më pak aktivitete.
Dje Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne, kurse po dje në mbrëmje, Presidenti i Kosovës, Hshim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë organizuar një pritje për korin diplomatik të akredituar në Prishtinë dhe të ftuar të tjerë. Ndër mysafirët e vetëm që kishte ardhur në Prishtinë, ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili mori pjesë në dy ceremonitë.
Nëntë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira e shqiptarëve për të fituar pavarësinë.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...