Rrudhat në fytyrë mbeten një problem i pashmangshëm. Mosha, por edhe gjenetika luan një peshë të madhe. Një ndërhyrje tek mjeku i lëkurës, apo ndërhyrje përmes bisturisë, janë disa nga teknikat më të shpeshta.
Një kurë e realizuar në kushtet e shtëpisë na çliron nga rrudhat e moshës. Një maskë me hudhër do të ishte idealja për të reduktuar rrudhat.
Për këtë na duhet hudhër, limon, ujë dhe një copë pambuku. Në fillim shtypni hudhrën derisa të keni një masë homogjene. Shtrydhni lëngun e gjysmë limoni dhe përziejeni me hudhrën. Shtoni disa pika uji dhe produktin e përftuar aplikojeni në të gjithë fytyrën tuaj, me ndihmën e një cope pambuku.
Përdoreni këtë maskë 3 herë në javë, ose më shumë, për të marrë rezultate të mira. Edhe kjo masë ka çelësin e suksesit. Kjo maskë duhet të aplikohet vetëm gjatë natës, sepse gjatë ditës mund të shkaktojë efekte negative, për shkak të ekspozimit ndaj diellit. Pas saj, mos harroni të aplikoni krem dielli të nesërmen.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë