Portieri legjendar i Bayern Munichut kritikon ashpër paraqitjen e Arsenalit.
Debakli që Arsenali pësoi nga Bayerni në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ku u mund 5:1, ka bërë që të shpërthejnë kritikat në drejtim të lojtarëve dhe trajnerit Arsene Wenger.
Ish-portieri Oliver Kahn mendon që futbollistët nuk kanë më besim te Wenger dhe kjo është arsyeja pse Arsenali zhvilloi një ndeshje të tillë ku la që Bayerni t’i mundë me një epërsi aq të lartë.
“Kurrë në jetën time nuk kam parë një skuadër të luajë aq keq. Bayerni ka luajtur kundër një ekipi të tmerrshëm”, ka theksuar Kahn për ZDF.
“Ajo që munda ta shoh unë nga ky takim është se lojtarët nuk kanë besim në trajnerin e tyre dhe nuk i marrin seriozisht fjalët e tij”.
Arsenali ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...