Pesë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në provincën e Caserta-s nën akuzën e rekrutimit të vajzave të mitura për prostitucion.
Në pranga kanë përfunduar shqiptarët: Osman Hasko, 27 vjeç; Shkumbin Muça, 24-vjeç; Aqif Hasko, 54-vjeç; Fation Dedja, 37-vjeç dhe Artan Zeqja, 35-vjeç, të gjithë shqiptarë, katër prej të cilave i përkasin të njëjtës familje.
Të arrestuarit kishin rekrutuarit një vajzë të mitur shqiptare dhe një rumune, duke i detyruar të prostituonin si dhe duke fshehur moshën e vërtetë të tyre nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.
Mediat italiane bëjnë me dije se minorenia shqiptare ishte e fejuar e shtetasit Osman Hasko, i biri i Aqif Hasko, i cili i kishte thënë vajzës se do të martoheshin pasi të fitonin para nga prostitucioni.
Nga përgjimet ambientale është zbuluar se 27 vjeçari Osman Hasko i gjente klientët të fejuarës së tij. Nga hetimet është zbuluar se vajza nuk e konsideronte veten si të “burgosur” nga grupi.
Në një rast, vajza i ka telefonuar babait të 27 vjeçarit, Afiqit dhe i thotë se nëse “Osmani nuk do ta telefononte, do ta denonconte në polici për nxjerrjen e saj në rrugë për prostitucion”.
Hetimet ndaj tyre nisën pas ankesës së nënës së një prej vajzave më 13 shkurt të vitit 2014, e cila shkoi në policinë e Gate Arnone ku ka denoncuar zhdukjen e saj.
Dy muaj më vonë policia e zbuloi atë, por vajza u largua sërish duke humbur gjurmët.
Më 2 dhjetor të vitit 2014, policia në Mondragone ka ndaluar një makinë ku vajza ishte bashkë me shqiptarin Osman Hasko dhe një person tjetër.
Nga hetimet, ka rezultuar se vajzat janë shitur disa herë nga një tutor tek një tjetër me një tarifë prej 1 mijë eurosh.
Vajzat ishin detyruar të shfrytëzoheshin në rrugë në mot të keq dhe të dobëta nga ana e shëndetit.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...