Google ADS

Moska zotohet se do të marrë masa për praninë e NATO-s në Detin e Zi

22:19 | 16 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s kanë vendosur që të rrisin praninë e aleancës në rajonin e Detit të Zi.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg,  NATO do të rrisë numrin e ushtrimeve ushtarake dhe do të nxisë grumbullimin e inteligjencës në rajon, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë nuk ka vonuar aspak reagimi i Rusisë, të cilën kanë theksuar se do të marrin masa.

“Të gjitha këto vendime do të analizohen dhe pa dyshim që ne do të marrim masat e nevojshme për të mbrojtur interesat kombëtare të Rusisë”, ka thënë i dërguari i Rusisë në NATO, Alekander Grushko.

Moska nuk mund ta shikojë NATO-n si partner potencial, përderisa aleanca vendos të mos bashkëpunojë me Rusinë, ka shtuar ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme