Google ADS

Sherr me grushtë para një lokali tek Liqeni Artificial, një i plagosur

22:08 | 16 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme pas një sherri me dy persona për të tjerë.

Ngjarja u regjistrua përpara një lokali rrugës drejt Liqenit Artificial, ku është goditur me grushta në kokë shtetasi A.S, 35 vjeç.

Ky i fundit është dërguar për mjekim në spital.

Menjëherë efektivë të komisariatit numër 2 kanë bërë shoqërimin e dy personave të dyshuar për ngjarjen, përkatësisht Alket.P dhe Eltjon.V.

Policia thotë se konflikti mes personave ka ndodhur për shkaqe banale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme