Londinezët nuk e ‘pëlqejnë’ trupin e Khloe Kardashian

21:31 | 16 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Disa postera të shfaqur në metrotë e Londërs, në të cilët shfaqet Khloe Kardashian, kanë shkaktuar zemërim te londinezët.

Ata i kanë bërë thirrje kryetarit të bashkisë që të ndalojë këtë lloj reklamash, transmeton portali arbresh.info.

Imazhet në të cilat reklamohen një lloj proteinash të shëndetshme, kanë nxitur reagime të mëdha, për shkak se ato mund të ndikojnë në besimin e grave për pamjen e tyre.

khhhhh

Kjo nuk është hera që Protein World po përballet me akuza të tillë. Në prill të vitit 2016, Agjencia britanike e Standardeve për Reklamim, nisi një hetim për stereotipet gjinore të grave nëpër reklama, pas marrjes së një numri të madh ankesash.

Megjithatë, jo të gjithë mendojnë që posterat të këqijë, pasi zyrja për transport në Londër mendon se posterat janë të pranueshëm, pasi Khloe Kardashian është e veshur me një palë bikini dhe shtojnë se nuk ka asgjë të keqe ose fyese në posterë./Arbresh.info

klll

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme