Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është koha me luajt me shqiptarët askush në regjion, ndërsa theksoi se nuk e njeh dhe nuk e respekton juridiksionin e Serbisë.
“Edhe unë sot jam diasporë. Është një gjendje e çuditshme se për çka jam ndal unë, është keqpërdorim i një mundësie që Serbia është anëtare e Interpolit dhe jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me këtë shtyrje”, ka thënë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në një intervistë për RTK.
Ai ka thënë se e ka mbajt qëndrimin që është e drejta e tij, e drejta e Kosovës dhe nuk e njeh dhe nuk e respekton juridiksionin e Serbisë. “Për ata që më akuzojnë janë vet kryes të krimeve. Ministri i Jashtëm i Serbisë, është vet ndihmës i Millosheviçit”, thotë Haradinaj dhe shton se është besnik i bindjeve të tij dhe i të drejtës së tij dhe të drejtës shqiptare.
Ndërsa në lidhje me shtyrjen e vendimit nga Gjykata franceze, thotë se me këtë është tepruar dhe nuk duhet me menduar se munden me luajt me dikush me shqiptarët, “nuk janë shqiptarët me luajt askush në regjion”, tha Haradinaj dhe shtoi se nuk mundet askush me luajt me Kosovën në Ballkan, pasi ka aleatët, si Amerika, Gjermania e shumë shtete tjera evropiane,
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?