Google ADS

Hradinaj: Shpallja e pavarësisë ngjarje e madhe për Kosovës

20:40 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili po mbahet që një kohë në Strasburg të Francës për shkak të fletarrestit të lëshuar nga Serbia, për 9 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka thënë se kjo është ngjarja më madhe dhe më e rëndësishme për vendin.

“Shpallja e pavarësisë është ngjarje e madhe për Kosovës, viti 2008 është një vit i rëndësishëm për Kosovën”, ka thënë Haradianj për RTK-në.

Ai tha se duhet punuar shumë që vendi të ketë arritje të mëdha, por tha se këta pushtetar që janë sot duhet të ndërrohen, pasi sipas janë shkaktar për krizën që është në Kosovë.

“Duhet te punohet qe kjo ngjarje të bëhet realitet. Duhet te punohet shumë që vendi të zhvillohet, por pushtetarët e sotëm janë shkaktar i gjendjes se rëndë në të cilën ndodhet vendi”, tha Haradianj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme