Vrasja e Kim Jong-nam ka habitur botën. Vëllai 45-vjeçar i diktatorit Kim Jong-un ishte gati të hipte në një fluturim për në Macau, ku ai jeton në mërgim, kur u vra në Kuala, në aeroportin internacional Lumpur.
Vrasja e tij ka bërë bujë ndërkombëtare, veçanërisht për shkak të rrethanave, transmeton portali arbresh.info.
Besohet se Kim është vrarë nga një helm vdekjeprurës që njihet si ricin. Ky lloj helmi është përdorur për të vrarë disidentin bullgar Georgi Markov, i cili ishte qëlluar me në pjesën e pasme të kofshës së tij në Waterloo Bridge të Londrës në vitin 1978. Ai ndërroi jetë katër ditë më vonë.
Për vrasjen e Kim Jon-nam janë arrestuar 3 persona, ndër ta edhe një femër e cila konsiderohet se kreu aktin.
Megjithatë, ky nuk është rasti i parë që në historinë njerëzore vrasjet bëhen nga femrat. Ja cilat janë 7 gratë vrasëse që njeh historia:
Shi Jianqiao
Kur një oficer ushtarak kinez i njohur si Shi Congbing u vra kreu i Zhilit, Sun Chuanfang në vitin 1925, vajza e tij Shi Jianqiao vendosi të hakmerrej. Babai i saj jo vetëm që u vra nga Sun, por atij iu pre koka dhe ekspozua në një pikë në një stacion të trenit lokal.
Në shenjë hakmarrje, Shi gjurmoi për Sun dhe e vrau me tre plumba. Në vend se të largohej nga skena e ngjarjes, ajo vendosi që të qëndrojë dhe të justifikojë veprimin e saj për kalimtarët, duke u ofruar atyre edhe nga një fletushkë në të cilën shpjegohej rasti. Në fund, ajo u pal për krimin e bërë në vitin 1936.
Mata Hari
Margaretha MacLeod u bë e njohur si kërcimtare ekzotike dhe shëtiti mbarë Evropën me numrin e saj ‘valle të shtatë vellove’. Megjithatë, për një numër të madh të njerëzve ajo njihet si Mata Hari, ‘spiunia më e madhe e shek.20’. Ajo është akuzuar për dorëzimin e sekreteve ushtarake të aletave të saj në duart e Gjermanëve, duke shkaktuar kështu edhe vdekjen e 50 mijë ushtarëve francezë. Ajo ishte punësuar nga inteligjenca gjermane në vitin 1914, për shkak të lidhjeve me burrave të nivelit të lartë, si dhe për aftësinë e saj për të udhëtuar e lirë nëpër Evropë si shtetase holandeze.
Pasi u zu rub nga britanikët, ajo u ekzekutua nga francezët në vitin 1917.
Është përfolur se ajo e hoqi pallton e saj dhe zbuloi trupin e saj lakurqi për të shpërqendruar skuadren e pushkatimit
La Tigera
Idoia Lopez Riano, me nofkën La Tigresa është njohur për aftësitë e saj seksuale dhe ka qenë një nga kryesore në fushatën e dhunshme për pavarisënë baske nga Spanja në vitet 1980.
Ajo ishte përgjegjëse për sulmin me bombë ku mbetën të vrarë 12 roje civile në vitin 1986 dhe për një sulm tjetër që shkaktojë vdekjen e më shumë se 5 personave.
Gjithashtu, ajo është akuzuar se ka joshur policët para se kolegët e saj të shtienin drejt tyre dhe në këtë mënyrë ajo u bë një ndër gratë më të kërkuara të grupi terrorist që ndryshe njihej si ETA.
Në vitin 2003, ajo u dënua me më shumë se 1,5000 vjet burg për krimet e saj dhe në vitin 2011 ajo u përjashtua nga ETA, pasi kërkoi falje për veprimet e saj.
Marie Sukloff
Marie Sukloff ishte një fshatare që jetojne në Rusi, në fillim të shek.20, në të njejtën kohë kur Guvernatori i Përgjithshëm Fyodor Dubasov kishte për synim dhe vrau disa hebrenjë. Ajo u bashkua me një grup dhe një natë në vitin 1914, ajo u përcaktuar për të vrarë Dubasovin.
Një mik i saj hodhi bombë në karrocën e Guvernatorit, por mëqë ajo ran ë dëborë nuk ia doli të shpërthente, atëherë Skuloff me plot guxim e kapi atë dhe e hodhi nga dritarja. Guvernatori mbeti i vdekur në vend, ndërsa Sukloff u la ‘në mes të rrugës me një grumbull mbeturina’. Ajo mbijetoi plagët dhe më vonë u burgos për vrasjen e tij.
Kim Hyun-hui
Kim Hyun-hui është 55-vjeçare nënë e dy fëmijëve dhe vrasëse masive. Kur ishte vetëm 19-vjeç ajo u rekrutua nga universiteti në Phenian për t’u bërë agjente e Koresë së Veriut.
Për gjashtë vite, ajo u trajnua që të fliste dhe të vepronte si një japoneze, deri në vitin 1987, kur Koreja e Jugut po përgatitej për mbajtjen e Lojrave Olipmike në Seul.
Kim II-sung dhe djali i tij Kim Jong-il ishin të vendosur për të parandaluar lojrat, prandaj Hyun-hiu ishte urdhëruar që të sulmonte një avion të Koresë së Jugut.
Ajo vendosi bombë në fluturimin 858 dhe para se avioni të ateronte, ekspodoi duke lënë të vdekur 115 persona në bord.
Hyun-hui u kap nga autoritetet e Koresë së Jugut dhe e pranoi krimin. Ajo u dënua me vdekje në vitin 1989, por Presidenti Roe Tae-Woo kishte vendosur ta falte. Tani ajo është martuar me një ish-spiun të Koresë së Jugut, ka dy fëmijë, por vazhdon të jetojë me frikën e hakmarrjes ngë Pheniani.
Charlotte Corday
Në vitin 1793, gjatë Mbretërimit të Terrorit të Francës, në aristokrate e re e njohur si Charlotte Corday, e morri vendimin për të vrarë gazetarin më me ndikim në atë kohë, Jean-Paul Marat.
Ajo besonte se gazeta e tij L’ami du Peuple, ishte përgjegjëse për masakrat e shtatorit, ku rreth 1400 të burgosur ishin vrarë nga një gjakderdhje brutale.
Për të shmangur përshkallëzimin e një lufte civile, ajo u nis për të vrarë Marat. Në sulmin e planifikuar mirë, ajo shkroi se vrasja ‘i adresohet popullit francez, miqve të ligjit dhe të paqes’ dhe në këtë formë sqaroi motivin e saj, para se të udhëtonte në Paris me një thikë të madhe.
Ajo arriti të kishte qasje te Marat nën preteksin se kishte informacione mbi një kryengritje të planifikuar. Përderisa ai po shkruante informacionet e rrejshme, ajo nxorri thikën dhe e goditi në gjoks. Katër ditë pas vrasjes, Corday u ekzekutua, ndërsa Marat u përjetësua si një martir nga jakobinët.
Brigitte Mohnhaupt
Në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, Brigitte Mohnhaupt ishte anëtare e grupit terrorist komunistë të Gjermanisë Perëndimorë, fraksionit Ushtria e Kuqe (RAF), që sulmoi gjermanët për dekada të tëra, duke lënë të vdekur të paktën 30 persona.
Monhnhaupt, një anëtare afatgjatë e organizatës militante, ishte e përfshirë në vrasjen e figurave kryesore gjermane, duke përfshirë industrialistin Hanns Martin Schleyes, kreun e Dresdner Bank, Juergon Ponto dhe prokurorin federal, Siegfries Buback.
Në vitin 1985, vrasësja që u përshkrua ‘si gruaja më e keqe dhe më e rrezikshme në Gjermaninë Perëndimore’, u dënua me burg të përjetshëm, edhe pse ajo kishte shprehur ‘keqardhje’ për krimet e bëra. Megjithatë, 24 vjet më vonë, pas shumë polemikave, ajo u lirua me kusht./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...