Vendet e NATO-s kanë rënë dakord për të rritur praninë e aleancës në Detin e Zi, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg pas një takimi me ministrant e bllokut.
“Sot, ne kemi rënë dakord që të rrisim praninë e forcave në Detin e Zi, ku do të përfshihet trajnimi i zgjeruar, ushtrimet dhe ndërgjegjësimi i situatës”, tha ai, transmeton portali arbresh.info.
“Aleatët qëndrojnë të bashkuar dhe të fortë”, ka shtuar ai.
NATO gjithashtu ka njoftuar se katër brigade të dislokuara në kufi me Rusinë, në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni do të bëhet operacionale deri në qershor dhe do të shpërbejnë si ‘mesazh i qartë për çdo aggressor të mundshëm’.
Stoltenberg njoftoi gjithashtu modernizimin e mëtejshëm të strukturës komanduese të NATO-s dhe ka raportuar pranimit të kërkesës për ndihmë nga Fayez Al Sarraj, kryeministri i qeverisë së Libisë./Arbresh.info
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...