Google ADS

UNMIK vendos nëse urdhër arrestet e Kosovës do të cilësohen ndërkombëtare

16:26 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

Të gjitha urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet gjyqësore të Kosovës duhet të verifikohen nga UNMIK-u, i vetmi i autorizuar nga INTERPOL, raporton Tanjug, transmeton portali arbresh.info.

Pasi që Kosova nuk është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – Interpol, fakti i urdhër arrestit të lëshuar nga gjykatat vendore është i kufizuar në territorin e Kosovës (i dyshuari mund të ndalohet vetëm në Kosovë).

Prokuroria speciale e Kosovës ka konfirmuar dje se janë nxjerrë 57 fletë arreste për shtetasi serbë të dyshuar se kanë kryer krime lufte./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme