Google ADS

Shpërthim autobombe në Bagdad, 48 të vdekur

16:16 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ka ndodhur edhe eksplodimi i bombës së tretë në tri ditët e fundit në kryeqytetin e Irakut, duke lënë të paktën 48 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

Eksplodimi ndodhi në zonën Hayy al-Shurtathey të Bagdadit, në një veturë të parkuar, transmeton arbresh.info.

Ky është sulmi i tretë që ka ndodhur këtë javë në këtë pjesë të vendit, ndërsa për sulmin e sotëm askush ende nuk ka marrë përgjegjësinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme