Google ADS

Fotografoi momentet e çiftit të parë transgjinor në Indi

16:19 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

Madhuri Sarode e Jay Sharma janë një çift nga India.

Ndonëse në shikim të parë ata mund të duken sikur të gjithë çiftet e tjera, kjo nuk është e vërtetë. Ata janë çifti i parë transgjinor të cilët janë martuar në Indi.

Martesën e tyre e ka ‘dokumentuar’ fotografi, Anu Pattnaik.

Ajo ka thënë se burri i cili është nga një familije hindu ka rënë në dashuri me një transgjinor dhe u martua me të, haptas në tempull.

Pattanik kishte qëndruar pranë tyre për disa ditë në mënyrë që të kuptonte se si duket dashuria e vërtetë.

“Historia e dashurisë së tyre, më inspiroi që ta shoh botën e tyre në afër”, tha Pattnaik.

Ajo vendosi që të jetojë tek ta për disa ditë me radhë dhe i ka bërë fotografi në momente më intime.

“Ata kanë momentet sikur çdo çift tjetër. Puthen, përqafohen, qajnë dhe debatojnë për gjërat më të vogla. Por dashuria e fortë e tyre mund të shihet edhe përmes fotografive”, ka thënë ajo, transmeton klan kosova.

Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë ku shihet çifti i parë transgjinor të cilët u martuan zyrtarisht në Indi.

cift

ad_235171011 ad_235171125 ad_235171239 ad_235171270 ad_235171327 ad_235171410 ad_235171434 ad_235171569 ad_235171626

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme