Google ADS

Deputetët e Vetëvendosjes dhe Nismës bojkotojnë fjalimin e Thaçit

16:00 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Nismës për Kosovën nuk kanë qenë prej fillimit në sallën ku po mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës.

Ata kanë ardhur në seancë sapo presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka përfunduar fjalimin e tij.

Dihet qëndrimi publik i deputetëve të VV-së se nuk e njohin Hashim Thaçin për president të vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme