Thaçi: 17 shkurti, ditë e shenjtë për Kosovën

15:43 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur një seancë solemne me rastin e kremtimit të 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha me këtë rast se 17 shkurti është një ditë e shenjtë për Kosovë, shkruan portali arbresh.info.

Duke folur për të arriturat e Kosovës në këto vite të pas pavarësisë, Thaçi tha se mediat e huaja më nuk e zënë Kosovën në gojë për luftë por për paqe, sport e kulturë.

“Kjo ështën një ditë e shenjtë për ne dhe për gjeneratat që do të vijnë. Është dita e sakrificës për të realizyar ëndrrën që qytetrarët e Kosovës të jetojnë të barabartë dhe të lirë në shtetin e tyre. 17 shkurti është dita e shenjtë për Kosovën, është vetë historia për Kosovën, është Dita e Republikës. 9 vite më parë këtu në këtë Kuvend ka përfunduar një ëndërr për të filluar një ëndërr tjetër. Ka përfunduar puna për lirinë dhe shtetin e Kosovës dhe ka filluar angazhimi për një Kosovë në NATO dhe në BE”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës kërkoi që të gjithë qytetarët e Kosovës të qëndrojnë të bashkuar pavarësisht përkatësive politike e partiake./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme