Ministria e punëve të brendshme (MPB) njofton qytetarët në Maqedoni se në bazë të Nenit 86 të Ligjit për armë, afati për ndërrimin e lejes së posedimit dhe armëmbajtjes, autorizimet për armëmbajtje dhe lejet për armëmbajtje, të lëshuara sipas Ligjit për blerje, posedim dhe armëmbajtje, kalon më 12 prill të vitit 2017.
Deri në afatin e përmendur më lartë, qytetarët dhe personat juridik që posedojnë armë me leje të vjetra janë të obliguar të dorëzojnë kërkesë për ndërrimin e tyre. Kërkesa duhet të dorëzohet në MPB, Departamenti për çështje qytetare, Sektori për armë dhe materie ekspozive të rrezikshme, agjencitë për sigurim dhe veprimtari detektive, Dega për armë, ekspoziv dhe materie të rrezikshme sipas vendit të banimit të personit, respektivisht selia e personit juridik.
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën