Rreth 280 familje të fshatrave Darzesë, Povelcë, Levan dhe Hoxharë protestuan paraditen e së enjtes përpara prefekturës së Fierit, pasi nuk kanë marrë dëmshpërblimet e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e shkurtit të vitit 2015.
Banesat e këtyre familjeve u përmbytën nga vërshimi i lumenjve Vjosë dhe Seman, duke pësuar dëme të shumta materiale, pa harruar këtu edhe dëmet e konsiderueshme shkaktuar qindra hektarëve tokë të mbjellë me produkte bujqësore.
Banoret thonë se nuk janë dëmshpërblyer në vlerën që ishte përcaktuar nga shteti, pavarësisht se kanë bërë dhjetëra ankesa dhe peticione drejtuar prefekturës dhe qeverisë./T.CH/
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...