Marrëdhënjet mes Serbisë e Kosovës mund të jenë të tensionuara, por një hulumtim i ri i opinionit i bërë nga një OJQ tregon se një numër shumë i madh i serbëve, nuk do të përkrahnin një konflikt të armatosur me qëllim që “të kthehej” Kosova në Serbi.
Një hulumtim i opinionit tregon se 74% e serbëve të anketuar nuk përprahin një luftë me qëllim që Kosova “t’i kthehej” Serbisë, derisa 16 % nuk kanë dhënë përgjigje. Vetëm 10% janë shprehur në përkrahje të një konflikti për këtë qëllim.
Për më shumë, ¾ e të anketuarëve përkrahin negociatat e udhëhequra nga BE në procesin “e ashtuquajtur” të normalizimit të marrëdhënjeve mes Beogradit e Prishtinës, derisa më pak se një nga dhjetë persona përkrahin braktisjen e negociatave, që janë një pjesë e rëndësishme në procesin e integrimit të Serbië në BE.
Megjithatë, njohja formale e Kosovës nga Serbia do të ngelet tabu, me vetëm 8% të serbëve në facor të njohjes së pavarësisë në rast se kjo siguron stabilitet dhe zhvillim të Serbisë.
Për ndryshe, shumica nga ta duket të jenë të gatshëm për të përkrahur çfarëdo zgjidhje për normalizimin e marrëdhënjeve mes Beogradit e Prishtinës.
Saktësisht, 31% janë gati të pranojnë çfarëdo zgjidhje formale për Kosovën, e cila nuk kërkon njohjen formale të pavarësisë së saj, derisa 30% thonë se çfarëdo zgjidhje që do të siguronte mbrojtjen e serbëve është zgjidhje e mirë. Vetëm 11% e tyre përkrahin ndarjen e Kosovës.
Hulumtimi është bërë para një muaji nga Qendra për Politika të Sigurisë, e bazuar në Beograd. Hulumtimi ka përfshirë anketimin e 1,403 të moshës madhore.
Kosova shihet si një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe identitetit serb, por kjo lidhje vjen në konflikt me shumicën shqiptare në Kosovë. Kosova ka manastiret e mbrojtura nga UNESCO që pretendohen nga Serbia.
Kjo është baza për një gjetje tjetër të këtij hulumtimi: një pjesë e madhe e serbëve (rreth 80%) nuk kanë ndonjë lidhje personale me Kosovën në kuptimin e shokëve apo familjes. Dy nga tre serbë të intervistuar nuk e kanë parë kurrë Kosovën, me vetëm një nga katrëmbëdhjetë të shprehur se kanë vizituar Kosovën gjatë viteve pas konfliktit të 1999.
Serbët nuk e shofin Kosovën si një rrezik për sigurinë e brendshme, me vetëm 35 të tyre me mendimin se Kosova paraqet një kërcënim. Sipas hulumtimit kërcënimi kryesor për Serbinë është korrupsioni dhe krimi (35%), politikanët dhe qeverisja e dobët (31%)./ndryshe.net
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek