Dega e AAK-së në Lipjan ka bërë të ditur se më nuk është në koalicion me LDK-në në këtë komunë.
Në një komunikatë për media dega e AAK-së sqaron edhe arsyet e tërheqjes nga koalicioni komunal që kishte lidhur me partinë që kishte fituar zgjedhjet në vitin 2013.
Komunikata për media e degës së AAK-së:
Pas situatës së krijuar me rastin e pushimit të aktivitetit politik në AAK të dy drejtorëve Ilir Tasholli dhe Avni Olluri, dhe pas konsultave të vazhdueshme me strukturat e saja, AAK në Lipjan ndermori këto hapa:
Kryesia e Degës së AAK-së në Lipjan dërgoi kërkesë me shkrim te Kryetari i Komunes z. Imri Ahmeti për shkarkimin e dy drejtorëve të lartcekur, meqenëse ata nuk përfaqësojnë më AAK-në në këto pozita të cilat i kanë fituar falë besimit që ua ka dhënë AAK -ja.
Kërkesa nuk është pranuar si e tillë, pra nuk është pranuar të shkarkohen dy drejtorët edhe pse këto drejtori me marrëveshjen e koalicionit AAK-LDK-LDD të vitit 2013 i kanë takuar AAK-së.
Si rrjedhojë e kësaj, Kryesia e Degës së AAK-së në Lipjan njëzëri në mënyrë unanime mori vendim:
Meqenëse LDK nuk përfill marrëveshjen e lidhur të koalicionit për bashkëqeverisje lokale të vitit 2013 dhe shkelë në mënyrë substanciale detyrimet e saj karshi partnerëve qeverisës në ekzekutivin e Lipjanit, konsiderojmë se nuk është e mundur vazhdimi i këtij bashkëpunimi. Si rezultat i këtyre veprimeve tërhiqemi nga pozicionet tona të deritanishme në këtë ekzekutiv./Arbresh.info/
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër