Goli i Karim Benzemas për Real Madridin kundër Napolit do të thotë se ai tani është golashënuesi më i mirë francez në historinë e Ligës së Kampionëve.
Benzema barazoi rezultatin për Madridin të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e parë të xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve ndaj Napolit, që siguroi epërsinë me golin e hershëm Lorenzo Insigne, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Messi dëshiron të largohet pas disfatës ndaj PSG-së
Goli ndaj Napolit e vendos Benzeman para legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, i cili ka shënuar 50 herë gjatë gjithë karrierës në Ligë të Kampionëve.
Real Madridi siguroi fitore me rezultat 3 me 1 ndaj skuadrës në Serie A, pas golave nga Toni Kroos dhe Casemiro./arbresh.info
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...