Kremlini ka thënë që turbulencat politike në Shtetet e Bashkuara janë duke vonuar rifillimin e marrëdhënieve më të mira ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, të cilat janë të nevojshme për të trajtuar problemet globale.
“Ne shpresojmë se herët a vonë procesi do të fillojë për të rinisur një marrëdhënie normale biznesi me Uashingtonin”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov një konferencë me gazetarët, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi duke humbur kohë në drejtim të zgjidhjes së problemeve globale. Për shkak se ka shumë probleme të cilat janë të një lloji që as Shtetet e Bashkuara e as Rusia nuk mund t’i zgjidhin të vetme”.
Peskov u përgjigj në pyetjen në lidhje me një hetim të mundshëm të SHBA-së në dorëheqjen e këshilltarit të sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump – i fundit në një seri të hapave të gabuar të Shtëpisë së Bardhë./Arbresh.info
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...