Organizata e punëdhënësve nuk heq dorë nga propozimi për pension të parakohshëm edhe pse Ministria e Punës dhe Politikës Sociale edhe zyrtarisht hodhi poshtë një ide të tillë.
Organizata e punëdhënësve pret që të shqyrtohet propozimi i tyre, sipas të cilit punëtorët që i plotësojnë kushtet për pension para kohe, e për të cilët punëdhënësi do të ketë para dhe interes t’i pensionoj, kompania t’ua paguaj pensionin derisa t’i mbushin 64 vjet burrat dhe 62 gratë, pas çka pensioni do të kalojë në kompetencat e Fondit Pensional, njofton Alsat-M.
“Ideja është që kjo të arrihet me vendim të punëdhënësit, siç është vendimi për tepricë teknologjike, aty punëdhënësi nuk kërkon pajtueshmëri nga sindikata. Por, ata kërkojnë që mos të bëhet pa pajtueshmërinë e punëtorit. Nëse bëjmë diçka të tillë që të kërkohet pajtim nga punëtori, nisma e tillë nuk do të jetë fryt pasi shumë pak kompani do të mund ta realizojnë atë, pasi ata persona janë në moshë, nuk mund të punojnë, kanë përvojë dhe rroga të larta”, deklaroi Angel Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve.
Punëdhënësit thonë se masa për pension të parakohshëm mund të zbatohet deri në maksimum tre vite para pensionimit, gjegjësisht për burra mbi 61 vjet dhe për gra 59. Nga Ministria e Punës përsëritën se dispozitat aktuale ligjore për realizimin e pensionit janë: 62 vjet për gratë dhe 64 për burrat me të paktën 15 vjet përvojë për pension.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...