Kompania ajorore Wizz Air, njoftoi sot fillimin e linjës së re ajrore nga Prishtina për Londër, respektivisht aeroportin Luton.
“Duke filluar nga data 24 Qershor, shërbimi do të operohet dy herë në javë, të marteve dhe shtunave. Udhëtarët që planifikojnë pushimet e tyre ose një largim për fundjavë në këtë destinacion drithërues, tashmë mund të bëjn rezervimet e biletave të tyre në faqen e internetit ëizzair.com me një çmim prej vetëm €39.99*/£34.99*”, thuhet në njoftimin e Aeroportit të Prishtinës.
Në njoftim thuhet se linja me çmim të ulët do të jetë një zgjedhje e mrekullueshme për të vizituar Londrën si për udhëtarët që duan të kalojnë kohën e lirë ashtu dhe për udhëtarët e biznesit, dhe për të nxitur turizmin në të dy drejtimet duke krijuar lidhje të rëndësishme për marrëdhëniet tregtare dhe biznesore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Wizz Air ka zgjeruar rrjetin e saj, duke ofruar tashmë dy linja me çmim të ulët nga Prishtina për Budapest (duke filluar nga data 7 Prill) dhe për Londër, Luton.
Biletat janë tashmë në dispozicion në wizzair.com, një faqe interneti e krijuar për shfrytëzuesit e shkathtë në përdorimin e teknologjisë mobile, të cilët janë gjithmonë në lëvizje dhe kanë nevojë për qasje më të shpejtë si dhe në aplikacionet që ofrohen falas në pajisje mobile për shfrytëzuesit e sistemeve operative iOS dhe Android.
“Ne zotohemi të jemi përherë në dispozicion dhe të japim maksimumin e mundshëm në uljen e çmimeve të shërbimeve të aeroportit dhe ofrimin e produkteve nxitëse me qëllim që pasagjerëve të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt dhe nga ANP “Adem Jashari” tu ofrohen zgjedhje sa më atraktive dhe të përshtatshme për fluturime. Jemi te sigurt që hapi me Wizzair do të rezultoj shumë i suksesshëm dhe afatgjatë. Lansimi i linjës Londër-Prishtinë-Londër, nga Wizzair do të jetë mundësi e re për pasagjerët që vijnë nga Anglia apo vendet tjera të Mbretërisë së Bashkuar për në Kosovë dhe anasjelltas, sidomos për Diasporën tonë e cila ka një prezencë mjaft të madhe qoftë në Londër qoftë në shumë qytete tjera të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Haldun Firat Kökturk, kryeshef ekzekutiv & anëtar i Bordit I LIMAK Kosova Int’l Airport..
Ndërsa Sorina Ratz, menaxhere e komunikimeve e Wizz Air, tha se njoftimi i sotëm thekson përkushtimin e WIZZ për të ofruar mundësi të udhëtimit me çmime të ulëta krahas me shërbimin e shkëlqyeshëm në bordin e aeroplanit.
“Të gjithë udhëtarët tanë të shkathtë në përdorimin e teknologjisë tashmë mund të rezervojnë biletat e tyre në faqen e internetit ëizzair.com me çmimin prej vetëm EUR 39.99*/£ 34.99*.” , ka thënë ajo.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...