Arsyeja që dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë K2 nuk mundi të dëshmonte u tha se ishte shëndeti jo i mirë i tij.
Dëshmitari i mbrojtur K2 nuk arriti të paraqitej për të dëshmuar në gjykimin e Naser Kelmendit përmes video-linkut.
Arsyeja që K2 nuk mundi të dëshmonte ishte shëndeti jo i mirë i tij.
Besnik Berisha, avokat i Kelmendit, tha se dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet në pyetjet e palëve në gjykim për shkak se kinse është i sëmurë.
Seanca lidhur me këtë rast pritet të vazhdojë në ditët në vijim.
Naser Kelmendi është duke u gjykuar për vrasje të rëndë, krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike që nga viti 2015.
Kelmendi krahas shtetësisë kosovare e ka edhe atë boshnjake, ndërsa u arrestua nga Policia e Kosovës në majin e 2013-ës, pasi u kërkua me fletarrest ndërkombëtar nga Bosnja.
Pasi Bosnja e Kosova nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe as marrëveshje ekstradimi, Kelmendi është duke u gjykuar në Kosovë, por ai ka akuzë edhe në Bosnjë.
Kur iu lexua aktakuza, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi aktakuzën një prodhim nga Bosnja./Kallxo.com
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë