Në një intervistë, muzikanti 69-vjeçar shpjegoi se pse ai mendonte se Adele fitoi “Albumi i Vitit” në Grammy 2017, duke lënë pas Beyonce.
“Mendoj se Adele fitoi pasi ajo di të këndojë”, ka thënë ai.
“Me gjithë respektin për motrën tonë, Beyonce. Ajo është shumë e bukur, është më tepër si modele – pasi ajo nuk është një këngëtare prej vërteti”, ka thënë Santana.
Pas reagimeve të mëdha, ai u përgjigj në Facebook: “Unë do të doja të sqaroja një koment, të cilin unë e kam bërë në një intervistë për disa shfaqje të ardhshme në Australi dhe Zelandën e Re. Qëllimi im ishte për të uruar Adele. Komenti im për Beyonce për fat të keq ka dalë jashtë kontekstit. Unë kam respekt të madh për të si një artist dhe person”.
“I uroj Beyonce dhe familjes së saj më të mirën”.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...