Filipine: Gjykata Supreme lejon rinumërimin e votave për zëvendës president

08:59 | 16 Shkurt 2017
Arbresh.info

Gjykata Supreme e Filipineve do të lejojë një kundërshtim për zgjedhjen e kontestuar të zëvendës presidentit të shtetit, duke i dhënë kështu të birit të diktatorit Ferdinand Marcos një mundësi  për të dhënë prova se i ishin vjedhur votat.

Aktivisti i shoqërisë, Leni Roberdo, ishte zgjedhur zëvendës president në maj të vitit 2016, duke fituar kështu 260,000 vota më shumë se djali dhe emnaku i Marcos. I njohur për publikun si BongBong, tha se i ishin vjedhur votat, transmeton arbresh.info.

BongBong kërkoi nga gjykata të bëhet rinumërimi i më shumë se një milion votave në jug dhe anulimi i votimit në tri provinca, ndërsa Roberdo ka kërkuar nga gjykata të refuzojë kërkesën e tij.

Zëvendës presidenti nuk ka një rol të madh në qeverisje dhe mund të jetë përgjegjës vetëm për ndonjë detyrë që mund të i jepet nga presidenti, por disa analistë besojnë se Marcos kërkon këtë post për shkak të pretendimeve për postin e presidentit në të ardhmen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme